Top News - Teleskopi Evropian/ Foto nga një sistem tjetër diellor

  • 4 years ago
Observatori Europian Jugor (OEJ) publikoi imazhin e parë të kapur ndonjëherë nga një teleskop, i disa planetëve që rrotullohen rreth një ylli të ngjashëm me diellin.Në një deklaratë, OEJ tha se imazhi është fotografuar nga teleskopi i tij I fuqishwm në shkretëtirën Atakama të Kilit. Studiuesit që zbuluan sistemin diellor shprehen se ai është 300 vite drite larg, relativisht afër me standardet galaktike. Ata thanë se ylli kishte emërtimin TYC 8998-760-1 dhe ndodhej në yjësinë Musca. Studiuesit kanë përcaktuar se sistemi është 17 milionë vjeçar, relativisht i ri krahasuar me sistemin tonë diellor, i cili besohet të jetë 4.5 miliardë vjeçar.Hulumtimi u botua në revistën Astrophysical Journal Letters. Studiuesi kryesor Alexander Bohn, tha se ajo që e bën zbulimin kaq emocionues është fakti se ylli është "një version shumë i ri i diellit tonë. Sipas Bohn, njw gjetje e tillw jep "panoramën e një ambienti që është shumë i ngjashëm me sistemin tonë diellor, por në një fazë shumë më të hershme të evolucionit të tij. Marrja e imazheve të drejtpërdrejta ofron mundësinë më të mirë për të zbuluar jetën jashtë sistemit tonë diellor, nëse ajo ekziston. Astronomët zakonisht konfirmojnë botë rreth yjeve të tjerë duke vëzhguar zbehjen e shkurtër por periodike të dritës së yllit, që tregon ekzistencën e planeve në orbitën e tij. Vëzhgime të tilla indirekte kanë identifikuar mijëra planetë në galaktikën tonë Rruga e Qumështit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlexanderBohn#Telescope#TopChannel