Wake Up/ "U mbyll muzika, jo klubet e natës". Pronarët protestojnë në rrugë, këngëtarët në Instagram

  • 4 years ago
Për të dytën radhazi (parmbrëmë dhe dje në mesditë) policia shpërndau protestën para kryeministrisë të pronarëve të lokaleve të natës. Ata i kërkojnë qeverisë të tërhiqet nga vendimi për mbylljen e aktiviteteve të clube-ve të natës dhe diskove duke thënë se pasojat ekonomike dhe falimentit tyre do të jenë edhe më të rënda se vetë COVID-19. Shoqata e Restoranteve, Bareve dhe Klubeve të Natës e cilëson këtë vendim absurd, ndërsa shton se vatër e virusit nuk janë baret dhe clube-t por spitalet COVID. Enri Jahaj, Shoqata e Restoranteve, Bareve dhe Klubeve të Natës tha se vendimi është që të mbyllet muzika pasi klubet e natës nuk janë hapur kanë qenë të mbyllura. "Me këtë vendim u mbyll muzika sepse klubet e natës kanë qenë të mbyllura nuk janë hapur. Klubet e natës nuk kanë qenë të hapura me ligj, ndërsa ky vendim mbyll edhe ato pak lulishte le të themi ose lounge-baret të mëdha të cilat bëjnë muzikë dhe argëtojnë njerëzit, pas orës 20.00. Ndaj ky vendim më shumë prek turizmin dhe lounge-t që janë në breg të detit, ata të cilët kanë bërë investime për sezonin e ri dhe që prisnin se këto dy muaj të punonin dhe të hapeshin por nuk do të punojnë dot. Ndërsa për pjesën tjetër nuk ndikon se tashmë kategoria e klubeve të natës në qytete e ka marrë goditjen"

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended