Rama i sigurt për 84 votat për “5 qershorin”, thirrje Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës!
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Kryeministri Edi Rama u shpreh i kënaqur nga marrja e konsensusit të pjesshëm të opozitës parlamentare për ta votuar marrëveshje e 5 qershorit.

Duke folur pas takimit, Rama u shpreh i bindur se do të sigurojë 84 votat për miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor.

Ndërsa për ndryshimet kushtetuese, opozita parlamentare ka qenë në bllok pro.

Rama: Jam i kënaqur sepse kemi arritur një konsensus të gjerë edhe pse jo total për të votuar me 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit dhe nga ana tjetër kemi arritur dhe një konsensus të plotë jo vetëm për të votuar me 30 korrik ndryshimet që do të hapin listat. Një orë e më parë do ishte mirë të mblidhet Këshilli Politik dhe aty të diskutojmë sepse kemi hapur një diskutim para pak kohe, dje, dhe tani jemi në kushtet kur duhet të diskutojmë konkretisht pasi nga njëra anë opozita jashtëparlamentare kërkonte dje të dinte datën e saktë kur do të votohet marrëveshja e 5 qershorit dhe data e saktë është 23 korriku, pasnesër dhe nga ana tjetër kemi nevojë të bashkëpunojmë dhe ndërveprojmë dhe për mënyrën sesi do të reflektohet në ligjin zgjedhor ajo çfarë do të imponojë votimi i 30 korrikut, ndryshimi kushtetues për hapjen e listave.

Jeni i sigurt se i keni 84 votat?

Rama: Kemi bërë goxha debat për këtë pikë, veçanërisht me Murrizin që nuk njeh 5 qershorin ndërkohë që kemi pasur sinjale inkurajuese nga dy kryetarët e dy grupeve të tjera. Edhe pse do të ishte mirë që Murrizi dhe grupi i tij të bashkohej në një konsensus të plotë, sidfoqoftë kam bindjen se do ta kalojmë ligjin pavarësisht faktit që në anën e opozitës parlamentare nuk ka një formacion të unifikuar por bashkësi individësh që kanë grupet e tyre parlamentare por ka edhe individë të pavarur. Nesër do të miratohet futja në rendin e ditës, ka akoma kohë 48 orë për të arritur të gjejmë një mbështetje sa më të gjerë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rama-i-kenaqur-dhe-i-sigurt-per-84-votat-per-5-qershorin-thirrje-bashes-mos-bej-gabimet-e-te-shkuares/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended