Basha nderon figurat historike, pasardhësi i Isa Boletinit i dhuron flamurin e ngritur në 1912

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kreu i PD-së nderon Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin. Pasardhësi i Isa Boletinit i dhuron flamurin e ngritur më 30 qershor të 1912.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nderoi gjatë vizitës në Kosovë figurat historike që kontribuuan për lirinë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Pasardhësi i Isa Boletinit i dhuroi kreut demokrat edhe flamurin e ngritur më 30 qershor të 1912, aty ku nisi kryengritja për çlirimin e Shkupit deri në Vlorë.

Gjatë qendrimit në Kosovë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nderoi figurat e shquara të kombit, që kanë punuar, luftuar dhe sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Basha është i pari politikan nga Shqipëria që vizitoi kullën e Isa Boletinit dhe bëri homazhe pranë varrit të heroit.

Kreu demokrat u prit me nderim nga pasardhësi i heroit, Gazmend Boletini.

Gazmend Boletini: Ne e kemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!

Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë. Shqiponja është origjinale e kohës. Duke falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, që ka bërë disa kopje, një nga ata do ta trashëgosh ti ishallah, sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë. Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.

Në Boletin, Basha u takua me pasardhës të familjes së Isa Boletinit, si dhe me nipin e Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina.

Kreu demokrat zhvilloi homazhe edhe në nderim të arkitektit të Kosovës së pavarur Ibrahim Rugova, të cilin e cilësoi frymëzim për breza të tërë politikanësh.

Vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e mbylli në Prekaz me homazhet në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/basha-nderon-figurat-historike-pasardhesi-i-isa-boletinit-i-dhuron-flamurin-e-ngritur-ne-1912/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv