Basha në Mitrovicë: PD u rreshtua kundër copëtimit të Kosovës
  • 4 years ago
Pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se sot po viziton kryeqytetin e kombit shqiptar, Mitrovicën.


Basha tha se është kënaqësi të kthehet në këtë qytet, derisa pati fjalë të mira për Agim Bahtirin, duke thënë se është ruajtur integriteti territorial të vendit.

?Sot mund të them se kryeqyteti i kombit është Mitrovica. Qëndrimi i juaj i qartë dhe i prerë, ka qenë i një vlere të jashtëzakonshme për të përcjellë vullnetin e vërtetë. Në këtë kuadër jam krenar që PD jemi bashkangjitur qëndrimit të drejtë kundër copëtimit të Kosovës dhe ruajtjes së integritetit territorial?, ka thënë Basha.

E Agim Bahtiri ka falënderuar Bashën për këtë vizitë, duke shtuar se në takimin e radhës pret që atë ta mirëpresë si kryeministër të Shqipërisë.

?Këtë herë e kam pritur si kryetar partie, e herën tjetër si kryeministër Shqipërie. Këtij vendi i nevojiten njerëz që janë në shërbim të qytetarëve?, tha Bahtiri.

Basha ka përsëritur edhe një herë se do të heq taksën në Rrugën e Kombit.

Për këtë tha se si shef i qeverisë, ky do të jetë vendimi i parë që do të marrë.

Basha tha se ka një plan konkret për raportet me Kosovën dhe se do të bashkëpunohet në fushën e energjisë dhe atë diplomatik.

Si kryeministër, Basha u zotua se do të ketë vëmendje speciale për Mitrovicën.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#AgimBahtiri#TopChannel
Recommended