Wake Up/ Regjisori Fatmir Doga, nga Bulqiza në Hollywood. Projekti i radhës me aktorin Andi Garsia
  • 4 years ago
Fatmir Doga i lindur në Bulqizë, është një emër i vlerësuar në botën e kinematografisë amerikane pasi ka realizuar disa filma si regjisor si edhe ka interpretuar si aktor. Talenti i tij për artin spikati që në moshë të vogël dhe ia doli që të fitojë konkursin e Dramaturgjisë. Më pas emigroi në Itali dhe qëllimi i tij ishte karriera artistike, madje ëndërronte që të shkelte në studiot e famshme ku bëheshin filmat e Hollywood. Zgjodhi të vijonte rrugëtimin e tij në Kanada për të qëndruar aty për shumë vite. Ndërsa sot jeton në Los Angeles, Kaliforni dhe ia ka dalë që të realizojë bashkëpunime me emra të njohur si Christoher McDonald, Siena Guilory, Stacy Keach, Michael Madson, Rachel Hunter apo shumë të tjerë. Filmi i parë ku ka interpretuar titullohet ?In Between? dhe ka interpretuar një rol dramatik. Aktualisht ka në dorë disa projekte kinematografike, të cilat janë shtyrë pak në kohë për shkak edhe në situatës së pandemisë. Fatmiri nga shtëpia e tij në skype na trgeoi se aktualisht po punon me 3 projekte filmike. Ai na rrëfeu si nisi rrugëtimi i tij me filmin dhe si i ngjiti një nga një shkallët e suksesit në Hollywood.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended