Komisariati 3 arreston te shumekerkuarin e Beratit (8 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ka rënë sot në pranga i shumëkërkuari nga Berati Alesandrino Bekurti. 20-vjeçari para disa javësh kishte vrarë në qendër të qytetit të Beratit Petrit Kokën 32 vjeç. Pasi ka lënë të shtrirë pa ndjenja viktimën e tij, Bekurti është larguar menjëherë ndërkohë që policia ishte vënë në kërkim të tij. Ka qenë operacioni i efektivave të Komisariatit 3 të Tiranës që ka bërë që personi të kapet sot në orën 04:00 të mëngjesit, i fshehur në një banesë pranë Telekomit.
Pas shpalljes në kërkim 20 vjeçari kishte arritur të siguronte dhe dokumente false, por të sinjalizuar nga forcat antikrim të Beratit, efektivat e Komisariatit 3 kanë arritur të kapin sot autorin e kësaj vrasje në mes të ditës në qendër të Beratit. Po sot Komisariati 3 ka arrestuar dhe një tjetër të kërkuar. Emiljano Stafa 20 vjeç, i cili pasi kishte grabitur me armë ishte larguar duke u shpallur nga Prokuroria e Tiranës i kërkuar./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/