Gjykata Kushtetuese do të vijojë të qëndrojë e mbyllur. Është ky opinion i juristit Ledio Braho
  • 4 years ago
?Ka më shumë se dy vite e mbyllur, do vazhdojë të jetë e mbyllur pas vendimit të KED të paktën deri në fillim të vitit 2021. Sepse duhet të kemi parasysh që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale duhet të ketë të paktën 6 gjyqtarë në detyrë. Sot që flasim janë 4 edhe nëse plotësohet vakanca për një gjyqtar, që është vakanca e tretë për të cilën kanë shpallur kandidaturën të paktën 10 persona, sërish nuk mund të jetë funksionale për shkak të dy vakancave që u mbyllën dje pa kandidatë. Pra gjykata kushtetuese do vazhdojë të jetë jo funksionale dhe nuk do mund të gjykojë dot çështje që presin më shumë se dy vite për t'u gjykuar nga kjo gjykatë?, u shpreh juristi Ledio Braho.
Recommended