Top News - Pas emisionit Hipokrati/ Qeveria vendos, testet në privat
  • 4 years ago
Prodhimi i vaksinës dhe shtimi i testeve serologjike në popullatë janë dy zgjidhjet e vetme për covid 19. Ndërsa për vaksinën duhet pritur ende deri në prodhimin e saj, testet serologjike në popullatë do të mund të zbulojnë sesa të imunizuar, apo sa e kanë kaluar në gjendje asimptomatike koronavirusin.
Por, për të arritur tek testet serologjike, Qeveria shqiptare e ndërmori vendimin vetëm një ditë pasi emisioni Hipokrati në Top Channel tërësisht me tematikë mjekësore argumentoi se përse bërja e sa më shumë testeve do të jetë në dobi për mospërhapjes së koronavirusit.

Bazuar në rekomandimet edhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Komiteti i Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë vendosi që testet serologjike të mos jenë më monopol i shtetit, por ato të kryhen edhe nga struktura jopublike, brenda një standardi të venddosur nga Instituti i Shëndetit publik.
Të gjithë kushtet për testet serologjike plotësohen nga rrjeti intermedica, që përvecse në kosovë tashmë do të operojë edhe për qytetarët shqiptarë. Ja cfarë deklaroi Doktor Vasil Llajo në emisionin hipokrati dhe pse sipas tij testet serologjike janë një masë parandaluese.


Në fakt është një vendim i vonuar. Sepse shumë vende të Europës e kanë bërë këtë shumë kohë më parë. Megjithatë, ky vendim mund të thuhet se vjen në një kohë kur është shtuar presioni nga qytetaret që duan të bëjnë teste. Vetëm pak ditë më parë në Top Media u raportua se se ka laboratarore që e ofronin këtë shërbim duke parë interesin e madh të qytetareve për të lëvizur edhe jashte vendit.
Megjithatë sipas ministrisë së shëndetësisë, ky lloj testimi për antirtrupa, nuk mund të përdoret për të kaluar jashtë kufijve të vendit, pasi ai tregon vetëm nëse e ke kaluar apo jo infeksionin nga SARS-CoV-2 në të shkuarën,dhe jo gjendjen aktuale. Do të duhen të kalojnë 1-3 javë pas infeksionit, që trupi të prodhojë kundërtrupat.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VasilLlajo#OBSH#TopChannel
Recommended