Top News - Nelson Mandela/ Dita ndërkombëtare e liderit ikonë

  • 4 years ago
18 korriku shënon ditën ndërkombëtare të njërit prej njerëzve më të admiruar e më të dashur në botë: Nelson Mandelës. Lideri politik, revolucionar e filantropist, Mandela që shërbeu si president i Afrikës së Jugut nga viti 1994 deri në 1999-tën, e vuri të gjithë jetën e tij në shërbim të njerëzimit. Dita ndërkombëtare e mbajtur në nder të kësaj figure ikonike, synon të rrisë ndërgjegjësimin për të ndryshuar për mirë botën në të cilën jetojmë. Mandela luftoi kundër shtypjes racore në Afrikë, një ideal që e bëri të kalonte burgjeve shumë vite të jetës së tij. Ai lindi në 18 korrik të vitit 1918 dhe pikërisht për tw kremtuar daten e tij të lindjes, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi në 2009 ?tën që 18 korriku të jetë Dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës, si shenjë mirënjohjeje për kontributin që fituesi I Nobelit te Paqes dha për arritjen e pajtimit në vendin e tij. Fillimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Por në 1956 u akuzua për "tradhti të lartë" dhe paskësaj, u bë lideri i grupit të armatosur së ANC-së, Umkohnto ëe Sizëe. Në vitin 1964 u dënua me burg të përjetshëm për planifikim të një lufte të armatosur. Edhe pse në 1985 iu ofrua mundësia e lirimit nëse do të pranonte ndalimin e aktivitetit të vet, ai refuzoi. Dita nderkomebtare e Mandeles kremton 67 vitet e punës që beri ky symbol I madhështisë njerëzore, e për nder të tij, qytetarët bëjnë 67 minuta pune në komunitet.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NelsonMandela#TopChannel

Recommended