Ora News - Kthjellime gjatë mesditës dhe rritje temperaturash të dielën, ja parashikimi i motit
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Fundjava nisi me shi, dhe të shumtë janë ata të cilët shqetësohen, pasi mund tu prishen planet për pushimet.

Por sipas metereloges Adjola Bani, kjo është një situatë normale pasi ka pasur zhvillim të menjëhershëm të vranësirave si pasojë e avullimit të menjëhershëm të ajrit. Por, kjo situatë nuk do të zgjasë.

Adjola bani: ?Kemi patur avullim të menjëhershëm të ajrit, të lagështisë duke na sjellë dhe rebeshet afatshkurta sot. Nuk është një situatë e cila do të zgjasë, sepse sot në mbrëmje pritet të kemi përmirësim të motit, duke na rikthyer kthjellimet në të gjithë territorin.?

Dita e dielë do të shënjojë rritje të temperaturave të ajrit, e cila do të arrijë deri në 35 gradë celcius.

Adjola Bani:?? Dita e dielë do të nisë e kthjellët por mesdita do të na sjelli sërish kthim të vranësirave në skajin verior, e cila do të sjellë dhe shira të pakta dhe të izoluar. E diela do të sjellë rritje të temperaturave ku maksimumi parashikohet deri në 35 gradë celcius.?

Si do jetë moti javën tjetër?

Adjola Bani: ?Java tjetër do të karakterizohet me mot me diell, përjashtuar zonat malore, ku do të kemi kalime vranësirash të pakta. Ajo që do të bëjë diferencën, është dita e martë e deri të dielën e javës tjetër, duke qenë se do të kemi qarkullim të masave ajrore nga veriu i Afrikës. Tempreaturat e larta do të karakterizojnë territorin shqiptar, ku në zonat malore temepraturat do të arrijnë në 33 gradë celcuis, ndërsa në zonat bregdetare 38 gradë celcius.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kthjellime-ne-mesite-dhe-rritje-temperaturash-te-dielen-ja-parashikimi-i-motit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended