Ora News - Të gjithë kundër Ramës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoraneës
Ndryshimet kushtetuetuese, të iniciuara nga opozita parlamentare me bekimin e PS, kanë shqetësuar jo vetëm Tiranën por edhe Brukselin.

Ndryshe nga herët e tjera, qeverisë i mungon mbështetja e ndërkombëtarëve për të ndryshuar Kushtetutën pa një dialog me të gjitha partitë, por vetëm me votat e saj dhe të deputetëve që mbeten nga listat e PD dhe LSI.

Reagimet e eurodeputetëve kanë qenë shumë të ashpra ndaj Edi Ramës, madje edhe raporterja për Shqipërinë Isabell Santos, e cila vjen nga partia simotër e PS.

Një ditë më parë PE i kërkoi Shqipërisë të miratojë me urgjencë reformën elektorale sipas marrëveshjes së 5 qershorit, pasi në rast të kundërt, çdo ndryshim i bërë pa konsesus rrezikon konferencën e parë ndërqeveritare.

Por pak orë pas publikimit deklarata e kryetarit te Komisionit të Jashtëm David Mcallister, raporteres për Shqipërinë Isabel Santos dhe kryetarit të delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis është riformuluar nga PE, por thelbi mbetet sërisht miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit.

?Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, duke ruajtur dialogun dhe konsensusin mes të gjitha palëve politike, në mënyrë e konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit të mund të mbahet dhe kështu të vazhdojë procesi i integrimit europian. Për ndryshimin e sistemit zgjedhor Shqipëria duhet të ndjekë praktikat ndërkombëtarë të cilat kërkojnë një vit diskutime mes të gjitha partive politike.?

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/te-gjithe-kunder-rames/

Folloë TV Ora dhe RTV Ora Neës

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended