Domi: Jo vaksinë gati deri në fund të vitit, infektimi në masë do krijojë imunitet në shoqëri
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Për mjekun Arban Domi nuk pritet që një vaksinë anti-Covid të jetë gati në fund të këtij viti.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se shumica e vaksinave janë konceptuar për prodhim anti-trupash, por personat e infektuar prodhojnë qeliza T dhe jo anti-trupa tashmë.

Arban Domi: Nuk mendoj se deri në fund të vitit vaksina do të jetë gati. Janë dy arsyet për një gjë të tillë, e para siguria e vaksinës. Është shumë herët për të dhënë siguri për vaksinën. Dhe elementi i dytë është që sistemi imunitar vepron në një mënyrë që nuk është konceptuar 100% për vaksinën. Sistemi imunitar vepron me anti-trupa duke e sulmuar virusin për ta penguar për tu futur në qelizë. Mënyra e dytë me të cilën sulmon është përmes qelizave T. Këto e sulmojnë virusin pasi është futur në qelizë.

Shumica e vaksinave, janë konceptuar kryesisht për prodhim anti-trupash neutralizues. Të dhënat e fundit tregojnë se personat e infektuar nuk prodhojnë shumë anti-trupa neutralizues, por prodhojnë qeliza T që e vrasin virusin. Prandaj kam një farë rezerve, pro jam optimist, se këto vaksina mund të jenë efikase.

Sipas Domit, shqetësues nuk është numri i madh i të të infektuarve, por numri i lartë i të shtruarve në spital që ndikon te rritja e vdekjeve.

Arban Domi: Pavarësisht numrit të madh të të vdekurve, mua nuk më shqetëson shumë numri i të infektuarve, por ai i të shtruarve në spitale, që lidhet me numrin e personave të vdekur. Në gjithë botën ka rritje të rasteve, por në SHBA numri i të infektuarve më i madh është moshë e re. Infektimi në masë i të rinjve do të ndihmojë në krijimin e imunitetit në masë në shoqëri. E vetmja gjë që duhet të kenë kujdes të rinjtë është kur ata jetojnë me familjen ose me gjyshërit. Shumica e të rinjve e kalojnë duke mos pasur simptoma, por duhet pasur kujdes për të tjerët.

Referuar rikthimit të virusit në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, Domi u shpreh se besoj që virusi do të jetë shumë më pak agresiv dhe se një pjesë e mirë e popullatës do të jetë imunizuar.

Arban Domi: Në fund të vjeshtës dhe dimrit do të kemi koronën aktuale dhe gripin. Kjo do të vështirësojë ndarjen e simptomave. Ky mendoj se është problemi kryesor. Qarkullimi i virusit në vjeshtë dhe në dimër, mendoj se do të ketë më shumë të infektuar dhe do të rritet imuniteti. Besoj se në këtë periudhë virusi nuk do të jetë kaq shumë agresiv, pasi fazë e parë është agresive, por kur ka siguruar terrenin e jetesës, atij nuk i intereson të vrasë organizmin, sepse me vdekjen e organizmit zhduket edhe virusi.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/domi-jo-vaksine-gati-deri-ne-fund-te-vitit-infektimi-ne-mase-i-te-rinjve-do-krijoje-imunitet-ne-shoqeri/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Fol...
Recommended