Punonjësja me Covid, zyrat e gjendjes civile Vlorë shërbim online deri në fund të korrikut
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Koronavirusi vijon të zgjerojë vatrat në institucione në të gjithë vendin. Materiali sjell të përmbjedhur historinë e rasteve të konfirmuara këtë të enjte përtej Tiranës.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë Vlorë kanë pezulluar shërbimin deri më 29 korrik pasi një punonjese rezultoi pozitiv me koronavirus.

Punojësit janë karantinuar ndërsa do të bëhët gjurmimi epidemiologjik i rastit sipas protokollit.

Në sportele janë vendosur njoftime se qytetarët duhet ti kërkojnë shërbimet online ose në Zyrat e Gjendjes Civile në Novoselë e Qendër Vlorë.

Por jo të gjithë ishin informuar. Të shumtë ishin qytetarët që u paraqitën aty gjatë të enjtes

Në Fier, vatrat e reja të koronavirusit janë Kadastra dhe Kompania naftënxjerresë Bankers Petrolium.

Dy të infektuarit mësohet se kanë lidhje gjaku dhe mësohet se kanë marrë pjesë në një festë familjare.

Të dy institucionet vijojnë normalisht punën, ndërsa vec dy të prekurve me covid 19 janë karantinuar r edhe ata që kanë punuar me ta.

Në 24 orët e fundit në fier u shënuan edhe 4 rasste të tjera.

Në pogradec, kovid zgjeron vatrën në Bashki, duke e cuar në dy numrin e punonjësve të infektuar të administratës.

Koronavirusi vijon të përhapet edhe mes bluzave të bardha.

Të enjten u konfirmua një mjeke në Devoll, familja e të cilës rezultoi e prekur me kovid.

Dy rastet e reja në Durrës janë të dyja vatra të reja.

Tre rastet e reja janë një turist i ardhur nga kryeqyteti i cili ka qenë për pushime në Himarë. 2 rastet e tjera janë kontakte të personit të konfirmuar me herët.

Tre rastet e reja në Sarandë janë pjesëtarë të një familje me origjinë nga Laçi që banojnë në qytetin bregdetar

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/punonjesja-me-covid-zyrat-e-gjendjes-civile-vlore-sherbim-online-deri-ne-fund-te-korrikut/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended