Kamza serish pa uje (2 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kamza është bashki më vete. Prej 5 vitesh si në të gjithë vendin ka probleme me ujin e pijshëm, por 3-mujorin e fundit, uji është zhdukur përfundimisht. Banorët këtu kanë hapur vetë puse nga 10 metra të thellë. Me këtë mekanizëm nxirret uji i cili përdoret vetëm për higjenë, ndërsa për të pirë banorët mbushin ujë në një fshat.
Në këtë zonë përdoren dhe pompa elektrike, por edhe ato ujin e marrin në pus. Tani në verë niveli i ujit ka rënë dhe banorët e pallatit bëjnë marrëveshje për të mos i ndezur të gjitha pompat njëkohësisht. Shpresa për ujë nga tubacionet është zhdukur. Shteti e ka fshirë Kamzën nga lista e Ujësjellësit dhe nuk u kërkon më as para për ujin./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended