Sauku pa ujë, protesta e banorëve - (9 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Efekte nga protesta në Sauk ...

Kështu e zunë rrugën gratë dhe fëmijët e Saukut. Janë pikërisht ato që mbajnë përditë këto bidona, shishe e karroca me ujë. Kjo histori ka dhjetë vite që vazhdon njëlloj si në dimër ashtu edhe në verë. Banorët ankohen se Sauku është pa ujë dhe e blejnë ujin me lekë.

Në Sukun e poshtëm jetojnë dhjetë mijë banorë. Rruga deri tek uji zgjat rreth 1 orë, ndoshta pikërisht për këtë arsye edhe shoferët që u gjendën përballë kësaj proteste nuk u bënë zë. Edhe forcat e rendit dhe qarkullimit rrugor që erdhën këtu ishin të sjellshëm dhe të vetmit që i dëgjuan këto protestuese. Ndoshta për të shkuar më pas e t?i raportojnë Ministrit Poçi që është dhe deputeti i zonës pa ujë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended