Top News - Nga Elon Musk te Kim Kardashian/ Twitter, hakerat vjedhin profilet e miliarderëve

  • 4 years ago
Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates janë në mesin e figurave të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shënjestruara nga hakerat, të cilët i kanë vjedhur profilet e tyre në Twitter dhe i përdorën për të siguruar monedha digjitale.


Mes tyre ishte ndër të tjera edhe llogaria e kandidatit të mundshëm për president në kampin e demokratëve Joe Biden, yllit të reality show-t, Kim Kardashian, bashkëshortit të saj, Kanye West dhe ish-Presidentit Barack Obama. Qëllimi i pazakontë tregon se nuk bëhet fjalë për një hakerim të kufizuar në një llogari apo në një shërbim të vetëm. Edhe pse vetë hakerimi i profilit nuk është i pazakontë, ajo që befason është shkalla e lartë e koordinimit të incidentit të së mërkurës.

?Ky duket të jetë hakerimi më i rëndë që i ka ndodhur një platforme të madhe të medias sociale?, thotë Dmitri Alperovitch, bashkëthemelues i kompanisë për sigurinë në internet ?CrowdStrike?.

?Twitter-i? njoftoi se ka nisur hetimet mbi atë që e quajti një ?incident të lidhur me sigurinë?. Aksionet e kompanisë së medias sociale ranë me pothuajse 5 përqind pas mbylljes së tregut. Disa nga mesazhet në Twitter u fshinë me shpejtësi, por u bënë shumë përpjekje për të rifituar kontrollin e disa prej llogarive. Në rastin e miliarderit të Tesla-s, Musk u shfaq një mesazh përmes të cilit kërkohej një shumë në monedhë digjitale u hoq, por pak më vonë u shfaq një tjetër dhe më pastaj një i tretë. Duket se hakerat kanë arritur të sigurojnë deri tani më shumë se 100 mijë dollarë në monedha digjitale.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ElonMusk#Twitter#TopChannel