Intervistimi i Thaçit, Plaka: Ftesat nga Haga janë bërë si modë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, u intervistua në Hagë për të tretën ditë me rradhë.

Për gazetarin Armand Plaka, kjo tashmë është kthyer në një normalitet brenda anormalitetit.

Armand Plaka: ?Dita e tretë është një normalitet brenda anormalitetit. Kemi pak heshtje, kemi pak lëvizje por dhe kundra. Le të lëmë këto ditë të kalojnë, të zhvillohen këto seanca për të parë nëse procesi ishte një stisje nga fillimi deri në fund, apo një proces që noton. Pra që merret me individët dhe jo me UÇK-në. Pavarësisht se unë shoh një përzierje të të gjithë këtyre, por le të mos ta paragjykojmë.?

Duke e krahasuar me rastin e Haradinajt, Plaka tha në një intervistë për Ora News, se rasti i Thaçi mund të kishte vepruar në mënyrë të njëjtë, por ishtenjë zgjedhje personale e tij.

Sipas tij, ftesat nga Gjykata Speciale po bëhen si modë, dhe Kosova nuk e luksion të sakrifikojë liderët e saj të lartë politikë.

Armand Plaka: ?Precedenti i dyfishtë i Haradinajt, sepse u ftua dy herë në Hagë, na ka dhënë të gjithëve një shembull të mirë për atë se si një politikan i përgjegjshëm zhvishet nga funksionet dhe mandatet shtetërore, për t?iu nënshtruar një procesi ku beson se është i pafajshëm. Nga ana tjetër besoj se është edhe një zgjedhje personale, sepse në rastin e Thaçit, mund të kishte vepruar si Haradinaj, por duke pasur parasysh se këto ftesat e shpeshta po bëhen si modë.?

?Kosova nuk e ka luksin të sakfirikojë liderët e daj të kupolës së lartë politike, sa herë do të ketë të tilla lëvizje. Por nga ana tjetër nuk e mendoj se është mirë për fatin institucional të Kosovës që të ngarkohet juridikisht dhe politikisht kur kemi të bëjmë me një proces të shpallur ndaj dy individëve.?



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/intervistimi-i-thacit-plaka-ftesat-nga-haga-jane-bere-si-mode/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended