Top News - Nuk do të quhet me Ura Vajgurore/ Qyteti merr emrin e ri
  • 4 years ago
Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit, që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.
?Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit, me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze, ka deklaruar kryetarja e bashkise se Ures Vajgurore, dhe per kete shumica e banorëve të qytetit janë dakort.
?Për mua, ka vijuar Mema, Bashkia duhet të quhet Dimal, ndërsa qyteti le të vijojë që ta mbajë emrin Ura Vajgurore. Ajo ka shtuar se ndryshimi i emrit nuk ka asnjë kosto për qytetarët dhe se propozimi i hershëm ka si vizion zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
?Kemi jo më pak se 2 ? 3 vjet që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, ka sqaruar kryetarja e bashkise. Nderkohe brenda 2 javëve të ardhshme relacioni me propozimin për ndryshimin e emrit do të kalojë në Këshillin Bashkiak e më pas do të miratohet në Parlament.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UraVajgurore#TopChannel
Recommended