S'pranon dërgimin në Vlorë, e sëmura mendore qëllon me thikë dy infermiere në Gjirokastër

  • 4 years ago
Dy infermiere në spitalin e Gjirokastrës janë lënduar, pasi u qëlluan me thikë nga një grua me probleme mendore. E sëmura ka bërë rezistencë duke kundërshtuar dërgimin në spitalin Psikiatrik të Vlorës për mjekim.

Dy infermieret që po e merrnin për të dërguar në ambulancë, e sëmura Elvira S. i ka qëlluar me thikë në duar duke i lënduar lehtë. Me shpejtësi ka ndërhyrë stafi i spitalit, ndërsa e sëmura u transportua në spitalin Psikiatrik të Vlorës. Dy infermieret janë jashtë rrezikut, raporton gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase.

Recommended