Padi për zgjedhjet në UT/ Studentët reagojnë për vendimin e Gjykatës së Tiranës
  • 4 years ago
Në Universitetin e Tiranës është krijuar një situatë konfuze për procesin zgjedhor.


Rektori aktual Mynyr Koni me anë të një shkrese drejtuar ministres së arsimit thotë se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen, pasi nuk e njeh Komisionin Zgjedhor të 2016-ës dhe nuk ka pasur regjistrim kandidatësh për një komision të ri. Nga ana tjetër, studentët zhvilluan dy muaj pasi nisën betejën ligjore seancën.

?Gjykata administrative e shkallës së parë në Tiranë, nuk mori vendim për padinë që qëndresa qytetare me studentët patën në lidhje me pezullimin e procesit zgjedhor në Universitetin e Tiranës?.

?Sot gjykata mori një vendim që ishte shumë i çuditshëm duke vendosur që të mos marr vendim por do ta shqyrtojë çështjen në themel në datën 18 shtator 2020 kur në fakt zgjedhjet do të zhvillohen në 30 korrik. Thelbi që i kemi kërkuar gjykatës është që komisioni institucional i zgjedhjeve i zgjedhur në 2016 në vitin 2020 i kishte mbaruar mandati dhe duhet që rektori të inicionte një procedurë bashkë me senatin akademik për të krijuar një komision të ri zgjedhor në nivel të UT. KIZ dhe jo rektori siç e parashikon rregullorja ka shpallur fillimin e procesit zgjedhor, prandaj ne e kemi kundërshtuar në Gjykatë?.

Beteja ligjore e studentëve do të vijojë , teksa deklarojnë se nëse zgjedhjet zhvillohen fituesi i mandatit në Universitetin e Tiranës do të jetë i paligjshëm dhe vendimet e tij të pavlefshme.

?Ne do t?i drejtohemi sërish kësaj gjykatë duke i kërkuar marrjen e masës së sigurimit të padisë dhe duke i vënë në dispozicion të gjithë vendimet e paligjshme që ka prodhuar KIZ në Universitetin e Tiranës dhe që po vazhdon të prodhojë.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UT#Studentet#TopChannel
Recommended