Top News - Presidenti Trump ul dënimin për mikun e tij Roger Stone
  • 4 years ago
Presidenti Donald Trump i telefonoi Roger Stone për ta informuar ndihmësin e tij të vjetër politik se ai do të pakësonte dënimin e tij për krime që lidhen me hetimin për Rusinë, i tha zoti Stone agjencisë Associated Press të premten, vetëm disa ditë para se ai do të duhet të paraqitet në burg.


Shtëpia e Bardhë më vonë konfirmoi uljen e dënimit në një deklaratë, duke thënë se zoti Stone ishte viktimë e hetimit ?mashtrues? për Rusinë.

Masa, edhe pse nuk shkon deri në një falje të plotë, sigurisht që alarmon kritikët që prej kohësh kanë protestuar kundër ndërhyrjeve të përsëritura të presidentit në sistemin e drejtësisë së vendit.

Duke hedhur shampanjën

?Presidenti më tha se mendon se gjykimi im ishte i padrejtë,? i tha Stone agjencisë AP-së në një telefonatë nga Fort Lodërdej në Florida. Stone tha se ai shprehu mirënjohjen e tij dhe po feston me shampanjë.

Stone ishte dënuar në shkurt me tre vjet dhe katër muaj burg për deklarata të rreme në Kongres,përgjimin e dëshmitarëve dhe pengimin e hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve nëse fushata Trump bashkëpunoi me Rusinë për të fituar zgjedhjet e vitit 2016. Ai ishte caktuar të paraqitej në burg të martën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#RogerStone#TopChannel
Recommended