Gjysmë miliardë lekë: Bashkia Tiranë 11 shtesa kontratash, 301 mln i merr Fusha

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Për investime në infrastrukturë Bashkia e Tiranës ka prokuruar miliarda lekë, të paktën në dy vitet e fundit, kontrata të cilat thuajse në gjysmën e rasteve janë zhvilluar pa garë.

Por përveç kësaj një shumë prej 519.8 milionë lekësh u është shtuar kompanive që janë shpallur fituese të kontratës fillestare.

Dhe sipas të dhënave të APP, prej vitit 2018 e deri në qershor të 2020-s bashkia e kryeqytetit ka miratuar 11 shtesa kontratash.

Kompania Fusha përmes negociimit ka fituar më shumë se gjysmën e totalit të tyre.

Vetëm përmes dy shtesa kontratash, operatori ekonomik në fjalë ka marrë një fond prej rreth 301 milionë lekësh.

Bëhet fjalë për Rikualifikimin Urban të Sheshit Skënderbej, faza e parë dhe e dytë.

Kontratës fillestare për fazën e parë i është shtuar një fond prej 105.5 milionë lekësh, ndërsa për fazën e dytë vlera kap shifrat e 195.6 milionë lekëve.

Megjithatë shtesa më e fundit e një kontrate , rezulton të jetë ajo e dhënë në qershor të këtij viti me një vlerë prej 12.6 milionë lekësh.

Përmes negociimit, kjo kontratë i është dhënë bashkimit të operatorëve ekonomikë RSM Company dhe Egland Shpk.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjysme-miliarde-leke-bashkia-tirane-11-shtesa-kontratash-301-mln-i-merr-fusha/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended