Pajtonet ne Kryeqytet - (17 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ditën e dasmës nuset e Tiranës, mund të udhëtojnë me pajton. Alfred Ago ka sjellë nga Gjermania tre pajton veror. Dje ai mori për shëtitjen familjen. Kjo xhiro shërbeu edhe si një reklamë. Gjatë gjithë këtyre viteve Alfredi ka qenë emigrant dhe atje ku ka punuar ka parë se mund të bëhen para edhe me këtë zanat.

?Kam shkuar për herë të parë në vitin ?92 në Pragë, në Çeki. Atje pashë karroca me kuaj që ne i quajmë pajton dhe më pëlqeu si aktivitet, si punë, si kulturë dhe mendova që atëherë që një ditë që do të bëjë para, do të hap këtë aktivitet. Ideja ime është që këto të përdoren kryesisht për nuse, pastaj për xhirot e mbrëmjes etj?.

Ai ka marrë tashmë licencën dhe ka dy javë që pret lejen nga bashkia. Siç dihet karrocat me kuaj janë të ndaluara të qarkullojnë në kryeqytet, por kur doli vendimi, kuajt përdoreshin vetëm për transport malli, ndërsa pajtonet janë të pajisur me sistem ndriçimi, frenimi e drejtimi. Përveç dasmave Alfredi do t?i përdor pajtonet edhe për shëtitje të qytetarëve në ditët e zakonshme apo edhe për foto./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/