Biznesi i tualeteve publike ne kryeqytet (25 Maj 2000)

  • 4 years ago
Edhe ky është biznes, madje me mjaft leverdi. Pas viteve '90 Wc-të u privatizuan dhe në këtë mënyrë ato pak tualete publike që ishin në kryeqytet kryenin të njëjtin shërbim, por këtë rradhë me para. Sipas inflacionit, kursit të dollarit dhe luhatjeve të tjera në treg, edhe çmimet këtu erdhën në rritje. Meqë i vetmi shërbim që ofrojnë pronarët është një kovë ujë dhe çmimet janë të njëjta për të gjithë nevojat.
Pronarët e këtyre ndërmarrjeve duken të kënaqur. Njëri prej tyre shpehet se në ditë mund të fitojë nga 10 deri në 15 mijë lekë. E vetmja që falimentoi në këtë biznes, ishte Bashkia që vendosi këto kioska. Ato punuan pak ditë dhe pastaj u mbyllën përgjithmonë. Tualetet publike numërohen me gishta në kryeqytet kështu që për të mbaruar hallet duhet të ecësh shumë. Zgjidhja më e shpejtë është natyra. Kësaj i ndihmon dhe niveli i edukatës qytetare dhe një lloj refuzimi ndaj fitimit që nxjerrin pronarët e tualetëve.
Në qendrën e kryeqytetit janë me dhjetëra qoshe pallati dhe cepa rrugësh që kundërmojnë era amoniak. Nën urën e shëtitores " Dëshmorët e Kombit" si në dimër ashtu dhe në verë kundërmon një erë e pakëndshme. Kjo nuk i pengon të droguarit dhe prostitutat të strehohen këtu. Kjo skemë nuk është asgjë më shumë se sa një klient i cili po bën pazarin për pak minuta seks të paguar.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/