Top News - Skuadrat mbërrijnë ne Disney World/ Orlando pret NBA

  • 4 years ago
Orlando hap zyrtarisht dyert për kampionatin amerikan të basketbollit. Tashmë në Disney World ku do të luhet faza e mbetur e sezonit në NBA kanë mbërritur skuadrat e para për të nisur fazën përgatitore, ndërkohë që ndeshjet e kampionatit do të rinisin në 30 korrik. Në pjesën e mbetur të sezonit do të marrin pjesë 22 skuadra, ndërkohë që kampionati është i ndërprerë që nga 11 marsi pas pozitivitetit të Rudy Gobert të Utah Jazz.
Në momentin e mbërritjes në Orlando lojtarët u testuan për coronavirus në zonat e karantinës yë përcaktuar për parandalimin e përhapjes së virusit teksa Florida është një nga epiqendrat e shpërthimit të Covid-19 kohët e funduit, ndërkohë që duhet të kryejnë një tjetër test pas 24 orësh.
Skuadrat mund të nisin stërvitjen pasi të kenë kryer karantinimin në momentin e mbërritjes. Disa prej basketbollistëve të NBA refuzuan të marrin pjesë në pjesën e mbetur të kampionatit ndërkohë që janë shënuar edhe raste pozitive me Covid te skuadra të ndryshme të kampionatit që vendosën edhe të mbyllin strukturat e tyre sportive

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NBA#DisneyWorld#TopChannel

Recommended