Top News - Protesta në Serbi/ Sërish dhunë e gaz lotsjellës

  • 4 years ago
Policia përdori sërish gazin lotsjellës mbrëmjen e të mërkurës në Beograd për të shpërndarë demonstruesit që protestojnë kundër mënyrës se si u trajtua pandemia e COVID-19-tës nga presidenti serb. Disa persona janë plagosur gjatë përleshjeve të mërkurën para parlamentit serb, përfshirë edhe disa nga udhëheqësit e opozitës.

Përleshjet e mbrëmshme pasuan trazirat e një nate me parë që erdhën pas paralajmërimeve për rivendosjen e masave kufizuese të lëvizjes gjatë fundjavës për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë. Grupe të të drejtave të njeriut denoncuan brutalitetin e policisë, ndërsa autoritetet thanë së policia veproi vetëm kur ishte e domosdoshme. Përleshje të mërkurën pati edhe në Novi Sad ndërsa protesta edhe në Nish e Kragujevc. Më herët gjatë të mërkurës presidenti i Serbisë u tërhoq nga vendimi i tij, për rivendosjen e ndalimit të lëvizjes në kryeqytet gjatë fundjavës. Në një konferencë me gazetarë ai tha se se shërbime të fshehta të huaja qëndrojnë pas protestave ndërsa protestuesit i cilësoi si "mbështetës të krahut të djathtë dhe profashist". Ai nuk i identifikoi shërbimet sekrete të huaja, të pretenduara, por sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që trazirat të jenë përpjekje për të dobësuar pozicionin e Serbisë në prag të rifillimit të bisedimeve me Kosovën. ?Nuk do të lejojmë kurrë destabilizimin e Serbisë qoftë nga brenda apo nga jashtë ?, tha ai, duke shtuar se protesta ?nuk ka të bëjë më koronavirusin?. Në muajin mars Serbia ishte ndër vendet me masat më të ashpra kufizuese në përpjekje për të penguar përhapjen e infektimeve. Por në muajin maj ajo u rihap edhe për shkak të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit në të cilat Partia Përparimtare e presidentit serb doli fituese me mbi 60 për qind të votave. Partitë opozitare, një pjesë e të cilave bojkotuan zgjedhjet kritikuan presidentin serb se po e përdorë situatën me pandeminë për të forcuar atë që ata e quajnë sundim autokratik, por ai i hodhi poshtë pohimet e tilla.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksanderVucic#Serbia#TopChannel

Recommended