“BOOM” - Kryeqyteti i rrugëve të dëmtuara nuk ofron asnjë kusht infrastrukture për bano - 08 korrik
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora solli në fokus këtë të mërkurë (8 korrik) infrastrukturën e rrugëve të kryeqytetit.

Gazetari i ?BOOM?, Andrelin Prifti së pari u ndal në rrugën Mihal Grameno ku në gusht të vitit 2018, kryebashkiaku Erion Veliaj inspektonte punimet në infrastrukturë pranë rrugës tek depot e ujit.

Veliaj: Kemi qenë këtu, fiks 1 vit më parë, kur ne filluam këtë punë.

Ka qenë i gjithi një monopat.

Ka qenë monopat që kur kam qenë unë fëmijë dhe rritesha në këtë lagje.

Ka qenë pjesë e ndërmarrjes bujqësore, e populluar me njerëz që deri dje i quanin shtëpi të palegalizuara.

Sot quhen vila të urbanizuara. Edhe pse kemi hapur qindra kantierë në Tiranë, disa kanë filluar të mbyllen dhe siç kemi premtuar, do të mbyllim shumicën e kantierëve të hapur.

Mbetemi po në këtë zonë, por si për çudinë e banorëve, segmenti nuk është asfaltuar më tej duke e lënë zonën tërësisht në një infrastrukturë të rënduar.

Banorët prisnin që investimi të përfshinte gjithë pjesën e bllokut të banimit, por nuk e dinë arsyen se pse nuk u ndërhy më tej.

U bënë 2 vjet që kur është parë për herë të fundit Erion Veliaj, aty.

Rruga ?Tomi Kristo ? paraqet një situatë aspak normale të infrastrukturës. Sipas banorëve, ishte planifikuar që edhe ky segment të asfaltohej dhe sistemohej, por nuk ndodhi.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/boom-kryeqyteti-i-rrugeve-te-demtuara-nuk-ofron-asnje-kusht-infrastrukture-per-banoret/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended