Amnistia fiskale 2.4 miliardë euro, Denaj: Përllogaritja e efektiv financiar është e vështirë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ministria e Financave parashikon një efekt financar në vlerën e 2.4 miliardë eurove nga zbatimi i amnistisë fiskale me efekte penale që po përgatitet për tu vendosur në jetë gjatë këtij viti. Ministrja e Financave Anila Denaj theksoi se përmes institucioneve të përfshira në zbatimin e amnistisë, synohet të parandalohet pastrimi i parave dhe përfshira e bizneseve dhe individëve që nuk kanë përfituar nga amnistitë e mëparshme.

Ministria e Financave parashikon që amnistia fiskale që po përgatitet të ketë një efekt financiar në vlerën e 2.4 miliardë eurove, të paktën sipas përllogaritjeve të bëra në fillim të këtij viti. megjithatë anila dendaj, thekson se përllogaritja është e vështirë.

Denaj: Unë nuk mund ta them që do jetë e gjitha e synuar brenda sepse duam të bjëmë një ndarje shumë të thellë midis asaj që vjen nga burime jo të sigurta të ekonomisë dhe ne synojmë atë pjesë të ekonomisë që është e pastër, që puna është vendosur në mënyrë të ndershme dhe unë nuk arrij dot ta vlerësoj këtë ndarje mes këtyre dy target grupeve.

Sipas ministres se financave, një nga synimet e amnistisë është parandalimi i pastrimit të parave.

Denaj: Synojmë që amnistia nëpërmjet rregullave të qarta të çdo institucioni që është pjesë e zbatimit të tij, përfshirë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave të zbatojë ligjet që janë sot në fuqi, ato të parandalimit të pastrimit të parave të cilat nuk janë të përjashtuara sepse ky ligj është në fuqi.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/amnistia-fiskale-2-4-miliarde-euro-denaj-perllogaritja-e-efektiv-financiar-eshte-e-veshtire/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended