Kërkese e re për ligjin zgjedhor/ Partitë e vogla në Kuvend kërkojnë ndryshime: Ndryshe nuk votojmë

  • 4 years ago
Në sirtarët e Kuvendit krahas kërkesës për ndryshime kushtetuese të tre krerëve të grupeve parlamentare të opozitës ndodhet edhe shkresa e 8 deputetëve të dalë nga listat e PD-LSI të cilët kërkojnë president nga populli, kuvend me 150 anëtar dhe një sistem proporcional kombëtar me një zonë të vetme elektorale.


Por deputetet e pavarur të opozitës duket se nuk janë informuar ende mbi funksionimin e nismave ligjvënëse. Propozimi i tyre kërkon ndryshime kushtetutës dhe jo vetëm të Kodit Zgjedhor duke e bërë nismën e tyre nul, pasi për të ndryshuar ligjin themeltar të shtetit duhen 28 deputet dhe jo 8.

Takimi i krerëve të grupeve parlamentare opozitare me Edi Ramën duket se ka ngjallur xhelozinë tek deputetet e pavarur opozitar. Por, as në këtë rast nuk ranë dakord me njëri tjetrin.

Mes deputeteve te dalë nga listat e PD-LSI ka nisur një luftë e brendshme për dominimin e opozitës parlamentare. 8 kryetarët e partive te vogla me Kuvend janë kundër ndryshimeve kushtetuese te iniciuara nga Myslym Murrizi edmond stojku dhe Nimet Musai dhe kane kërkesat e tyre. Por, deputetet te cilët nuk janë rreshtuar ne asnjë grup parlamentar nuk janë të unifikuar as brenda vehtes pasi mes firmëtarëve për ndryshime kushtetuese janë rreshtuar edhe deputete të cilët kanë hedhur format e tyre në të dyja krahët.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Opozita#MyslymMurrizi#TopChannel

Recommended