Top News - Kryeministri australian: S’kemi kontroll mbi virusin

  • 4 years ago
Kryeministri Australian Scott Morrison pretendon se mbyllja 6 javore është e nevojshme teksa rastet e infektimit vazhdojnë te rriten në Melburn.


Ai shtoi se me shumë gjasë do të ngadalësohet kthimi i qytetarëve të vendit nga jashtë mes shpërthimit të ri të koronavirusit që ka nxitur mbylljen e kufijve dhe urdhrin që njerëzit të qëndrojnë brenda. ? Mund ta imagjinoj zemërimin tuaj; ne nuk kemi kontroll mbi virusin por kemi kontroll mbi përgjigjen tonë?, u shpreh ai.

Mbi pesë milionë banorë të Melburnit, qytetit të dytë më të madh të Austrialisë, do të izolohen për gjashtë javë, pas shtimit të numrit të rasteve me koronavirus.

Izolimi nis mesnatën e sotme. Vendimi erdhi pasi qyteti regjistroi 191 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. ?Ky është numër i lartë. Askush nuk donte të ishte në këtë pozicion. E di se do të ketë dëme për shkak të kësaj. Do të jetë sfiduese?, thanë zyrtarë vendas. Në total, Australia ka regjistruar gati 9,000 raste me koronavirus dhe 106 viktima.

Sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, ka prekur mbi 11 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 538,000 kanë vdekur dhe mbi 6 milionë janë shëruar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ScottMorrison#Australia#TopChannel

Recommended