Report TV -Ambasadorja Yuri Kim vizitë në bashkin e Sarandës

  • 4 years ago
Sot kisha kënaqësinë të mikprisja Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjën Yuri Kim,me të cilën patëm një bisedë të ngrohtë dhe miqësore.
I bëra një panoramë të profilit të qytetit dhe të aseteve të tij,të natyrës turistike,arkeologjike,historike e natyrore,të Sarandës 3D të Diell-Det e Dashuri,të Sarandës së 300 ditëve me diell në vit dhe të 300 orëve të tilla në muaj.
Duke u ndalur në situatën jo të zakontë të krijuar nga pandemia, e informova,se ky faktor ka frenuar turizmin,porse jemi shpresëplotë që cdo gjë do të ecë drejt normalitetit,situatën e vështirë ta tejkalojmë dhe turizmi të fillojë,shtuar këtu të gjitha masat e marra,për të qenë më konkurues në tregun e turizmit,duke bërë përmirësimet e nevojshme në infrastrukturë,në rritjen e sigurisë publike dhe të cilësisë në shërbim.
E mrekulluar me qytetin
qysh në ardhjen e saj të parë në Sarandë,Ambasadorja Kim,theksoi se ?Kjo është vizita e parë ndër të shumtat në vijim?duke premtuar se do të kthehet shpesh.
Këtë impresion ajo e konfirmoi duke u shprehur,se sa me në jug shkoj,aq më bukuri gjej, duke theksuar që Saranda është më e bukura në jug dhe se qyteti ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik,çka besoj se do ta konfirmoj edhe në vizitën në Butrint.

Befasinë e ndjerë në natyrën dhe resurset e Sarandës,Ambasadorja Kim e shprehu edhe në shënimin e lënë në Librin e Impresioneve në Bashki.

Recommended