Top News - Temperaturat në Arktik/ Qershori, me i nxehti i regjistruar
  • 4 years ago
Temperaturat në arktikun siberian arritën nivele rekord në qershor me disa zona ku termometri shkoi deri në 10 gradë celcius. Shkencëtarët thonë se i nxehti ka ndihmuar zjarret në rajon duke rezultuar në clirimin e paprecedenttë të 59 milionë tonëve dioksid karboni.

Moti i nxehtë në verë nuk është i pazakontë në qarkun arktik, por muajt e fundit janë parë temperatura si jozakonisht të larta. Arktiku besohet se po ngrohet dy herë më shpejt se sa mesatarja globale.
Carlo Buontempo, drejtor i programit të bashkimit evropian të vëzhgimit të tokës, Copernicus, tha se tendenca është shumë shqetësuese.

Shkencëtarët e Kopernikus thonë se rajoni ka parë një rritje mesatare të temperaturave prej 5 gradësh celcius. Kjo është më shumë se një gradë më e lartë se dy qershorët e tjerë më të nxehtë të regjistruar në 2018 dhe 2019.

Një qytet siberian, Verkhojansk, arriti një temperaturë prej 38 gradësh celcius më 20 qershor, 18 gradë më e lartë se temperatura mesatare maksimale ditore për muajin. Ndërsa më herët këtë qershor, pjesë të siberisë regjistruan temperaturën 30 gradë celcius. Ndërkohë, rreth 246 zjarre, që mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se 1400 km katror, u regjistruan në rajon më 6 korrik.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Temperaturat#Arktik#TopChannel
Recommended