Top News - Përfundon takimi Hoti - Macron në Paris

  • 4 years ago
Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.


Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Xhavit Beqiri, këshilltar për media i kryeministrit Hoti.

?Takimi ka nisur në orën 11:30 dhe tashmë ka përfunduar. Për detaje të takimit do t?ju informojmë përmes një komunikate për media?, ka thënë Beqiri.

Takimi Hoti-Macron kishte nisur në orën 11:30. Pritja zyrtare për kryeministrin e Republikës së Kosovës është bërë në Pallatin Elize (Palais de l?Elysée) në Paris.

Takimi Hoti-Macron ishte paralajmëruar të hënën nga Kryeministria.

?Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron. Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l?Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike?, shkruante në njoftimin e kryeministrisë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të mbajnë një video samit gjatë të premtes mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin zbutjen e tensioneve mes këtyre dy vendeve.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradi do të vazhdojë më 12 korrik në Bruksel.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EmmanuelMacron#AvdullahHoti#TopChannel