Top News - Covid ‘godet’ buxhetin/ Defiçiti pritet mbi 1 mld euro

  • 4 years ago
Pandemia e koronavirusit pritet t?I japë një goditje të fortë buxhetit të shtetit shqiptar për vitin 2020. Sipas Aktit Normativ të botuar në Fletoren Zyrtare deficiti buxhetor pritet të arrijë në 133 miliardë lekë, më shumë se 1 miliardë euro, ndërsa borxhi publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ministria e Financave ka ndryshuar sërish buxhetin e 2020-s ku të ardhurat priten në rënie të madhe dhe shpenzimet planifikohen të shtohen ndjeshëm

Të ardhurat buxhetore në 2020-n pritet që të jenë 447 miliardë lekë, me një rënie të theksuar nga cfarë ishte parashikuar më parë. Nga ana tjetër shpenzimet rriten ndjeshëm në 580 miliardë lekë. Mbështetja e ekonomisë për pasojat e Covid-19, rritja e fondeve rezervë për të papriturat, plani për më shumë shpenzime kapitale dhe fondet për rindërtimin nga tërmeti kanë bërë që planifikimi i shpenzimeve të rritet gati 18% më shumë se një viti më parë.
Rënia e të ardhurave dhe rritja e fortë e shpenzimeve pritet ta çojnë deficitin buxhetor në një nivel rekord prej 133 miliardë lekë, ose mbi 1 miliard euro,
Pjesa më e madhe e këtij deficiti,, rreth 62% do të financohet nga burime të huaja dhe 38% nga burimet e brendshme.

Sipas Aktit Normativ, Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në rreth 10.3 miliardë euro, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, që në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të rishikuar borxhi publik pritet që të arrijë në një niv nivel rekord prej 80%,.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AktiNormativ#Buxheti#TopChannel

Recommended