Top News - Kanye West për president/ Kim Kardashian, zonjë e parë...

  • 4 years ago
Reperi amerikan, Kanye West, një mbështetës i zëshëm i Presidenti të SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi këtë të shtunë se do të kandidojë për president në vitin 2020, një sfidë kjo e dukshme kundrejt Trump dhe rivalit të tij demokrat, ish zëvendës presidentit, Joe Biden.


?Është koha të zbatojmë premtimin ndaj Amerikës, duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen. Unë do të garoj për president të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar një emoji të flamurit amerikan dhe hashtagun? # 2020VISION ?

Kanye West ka njoftuar se do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara, vetëm 4 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në SHBA, njoftim ky që u prit me shumë skepticizëm, por ngjalli edhe mjaft reagime.

Nuk dihet nëse ai ka paraqitur ndonjë dokument zyrtar për t?u paraqitur në fletët e votimit, por kujtojmë se afati i fundit për të shtuar kandidatët e pavarur në fletëvotim nuk ka kaluar ende në shumë shtete, shkruan Reuters.

West dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian West kanë vizituar Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në një takim në tetor të vitit 2018, West mbajti një fjalim aspak të zakonshëm në të cilin diskutoi universet alternative dhe diagnozën e tij të çrregullimit bipolar, për të cilin tha se ishte nga privimi i gjumit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KanyeWest#DonaldTrump#TopChannel

Recommended