Top News - Aplikimet nga 29 korriku/ Universitetet, si bëhet regjistrimi
  • 4 years ago
Të rinjtë që kërkojnë të vazhdojnë studimet universitare nga data 29 korrik do të kenë mundësinë për të aplikuar për përzgjedhjen e degëve ku duan të vazhdojnë arsimimin. Në urdhrin e përbashkët të lëshuar nga Qendra e shërbimeve Arsimore dhe nga Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar thuhet se raundi I parë I aplikimeve në universitet starton më 29 korrik dhe do të përfundojë më 3 gusht.

Maturantët do ta bëjnë aplikimin online nëpërmjet portalit e-albania dhe në raundin e parë do të kenë mundësinë e aplikimit në 10 degë.

Kandidatët para se të aplikojnë duhet që fillimisht duhet të shkarkojnë faturën e tarifës së aplikimit dhe të paguajnë 2000 lekë në një nga bankat e nivelit të dytë ose në Postën Shqiptare, brenda afatit kohor nga data 3 korrik deri më 28 korrik.

Pas daljes së rezultateve të aplikimeve në raundin e parë, maturantët kanë mundësi sërish edhe në dy raunde të tjera, ku përsëri do të përzgjedhin nga 10 degë.

Raundi i dytë kruhet brenda datave 19 shtator - 21 shtator ndërsa raundi i tretë dhe i fundit 12 tetor - 14 tetor. Kandidatët fitues regjistrohen në portalin e-Albania dhe pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit. Regjistrimet duhet të realizohen sipas datave dhe parashikimeve të kalendarit të paracaktuar. Në rast të kundërt, regjistrimi do të konsiderohet i pavlefshëm dhe kandidatët nuk do të kenë mundësi të pajisen me numër matrikullimi nga QSHA.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Universitetet#TopChannel
Recommended