Top News - Në pranga kryeplaku/ Parcela me drogë në Drashovicë

  • 4 years ago
Evidentohen dhe goditen tre raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Drashovicë. Policia ben te ditur arrestimin e dy personave, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim, te akuzuar per kultivim narkotikesh.
Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara disa bimë kanabis në tre vende të ndryshme në fshatin Drashovicë të Selenicës.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë para përgjegjësisë penale autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme:
-shtetasi K. F., 62 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në një përrua në fshatin Drashovicë.
-Shtetasi tjeter i arrestuar eshte 53 vjecari me iniciale M. R., , banues në fshatin Drashovicë, me detyrë kryetar i fshatit Drashovicë, pasi dyshohet se ka patur dijeni për rastet e kultivimit dhe nuk ka kallëzuar në Polici.
Po sipas njoftimit te policise, behet e ditur se ne kërkim eshte shtetasi F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi në livadhet e Drashovicës dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike kanabis, të cilat janë asgjësuar.
E ndersa materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Drashovice#Policia#TopChannel

Recommended