Numri i ulët i testimeve, Muka: Ka para, por RTSH harxhon 1,8 mln euro për Champions League

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews





Rihapja e vendit dhe lehtësimi i masave kufizuese që u ndërmorën për shkak të Covid-19, solli një numër të lartë rastesh dhe viktimash nga ky virus.

Për epidemiologun Taulant Muka, situata është alarmante dhe kjo për faj të keqmenaxhimit nag politika.

Në një lidhje përmes Skype për ''RTV Ora'', Muka tha se numri i të infektuarve është më i lartë se ai real, pasi janë kryer shumë pak testime.

Taulant Muka: ''Situata është alarmante. E kam parashikuar që në momentin kur u hap jeta ekonomike dhe sociale në vend. Kjo në rradhë për shkak të keqmenaxhimit të politikës. Ju shikoni kryetarin e bashkisë së Tiranës i cili vazhdon të mbledhë turma njerëzish, dhe e ka bërë këtë gjatë gjithë kohës. Ndërkohë, politikanët kur dalin në media promovojnë të respektohet distancimi fizik. Besoj që nëse sot shohim 90 raste, duhet të kemi parasysh që janë shumë pak teste që bëhen, numri i të infektuarve është ende shumë më i lartë se ajo që ne shohim si numra zyrtarë. Besoj se sot nga ana epidemiologjike duhet të ketë një hap prapa në mënyrë që të mos përjetojmë Bergamon në javët në vazhdim.''

Sipas tij, para ka për të blerë më shumë teste për Covid-19, por ka një papërgjegjshmëri, pasi paratë shkojnë për investime të tjera, si ai i RTSH-së për Champions League.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/numri-i-ulet-i-testimeve-muka-ka-para-por-rtsh-harxhon-18-mln-euro-champions-league-papergjegjshmeri

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended