Top News - "Sukses i shndritshëm"/ Koreja shpall fitoren ndaj covid
  • 4 years ago
Kim Jong Un përshëndeti atë që e quajti ?suksesin i shndritshëm? i vendit të tij në luftën kundër COVID-19. Lideri koreano-verior deklaroi se vendi i vet ?e kishte parandaluar sulmin e virusit malinj duke arritur të ruante njëkohësisht një situatë të qëndrueshme?. Komentet e tij i përcolli agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA. Koreja e Veriut I mbylli kufijtë përpara disa muajsh kur koronavirusi nisi të përhapet nëpër botë e vuri në izolim me mijëra njerëz. Shtet komunist pretendon se nuk ka raste të të infektuarve, edhe pse ekspertët besojnë se një gjë e tillë nuk ka gjasa të jetë e vërtetë. Sipas Kimit, suksesi në trajtimin e virusit "është arritur nga udhëheqja largpamëse e Komitetit Qendror të Partisë". Por, sipas KCNA-së, ai gjithashtu paralajmëroi se ?lehtësimi i nxituar i masave izoluese do të rezultonte në një krizë të paimagjinueshme dhe të pakthyeshme". Koronavirusi, që besohet se e ka origjinën në Kinë, ka prekur mbi 10.9 milionë njerëz në mbarë botën. 521,000 janë viktimat e tij në të gjithë globin, ndërsa të shëruarit, mbi 5.7 milionë janë shëruar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korea#TopChannel
Recommended