Top News - Australia blen raketa, bota më e rrezikshme pas Covid-it

  • 4 years ago
Forca australiane e mbrojtjes do të blejë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe do të bëjë kërkime në sistemet e armëve hipersonike, ndërsa kryeministri Skot Morrison paralajmëron vendin të përgatitet për një botë më të rrezikshme pas pandemisë së Covid-19 dhe një rajon gjithnjë e më të paqëndrueshëm indo-paqësor.


Kryeministri australian, në një fjalim të mbajtur të mërkurën, e vendosi theksin te një qëndrim më agresiv në mbrojtje, duke argumentuar se vendi ka nevojë për më shumë aftësi mbrojtëse ndërsa indo-paqësori bëhet fokusi i përplasjeve globale të erës sonë në mesin e tensioneve të shtuara mes Kinës dhe SHBA.

Morrison ka premtuar se do të shpenzojë 270 miliardë dollarë për kapacitete shtesë mbrojtëse gjatë dekadës së ardhshme, një rritje e konsiderueshme kjo nga 195 miliardë dollarët e 10 viteve të shkuara. Në kuadër të këtyre shpenzimeve, qeveria pritet të angazhohet edhe për blerjen e raketave Kruiz nga marina amerikane.

Po ashtu qeveria do të blejë edhe raketa të tjera që mund të mbulojnë mijëra kilometra por specifikat e tyre nuk janë bërë ende të ditura. Duke i cilësuar marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA, si të thyera, ndërkohë që vendet konkurrojnë për supremaci politike, ekonomike dhe teknologjike, Morrison argumenton se Australia, Japonia, India, Koreja e Jugut, vendet e Azisë juglindore dhe ato të paqësorit, duhet të zgjedhin rolin që do të luajnë në ravijëzimin e rajonit.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SkotMorrison#Australia#TopChannel