Wake Up/ Olimpia Smajlaj, ish Miss-i e diplomuar si biologe por karrierën e kërkon në muzikë

  • 4 years ago
Ajo është me origjinë nga Shkodra dhe u bë e njohur për publikun në vitin 2016 kur u kurorëzua si "Miss Bjeshka", në moshën 22 vjeçare. Që prej asaj kohe Olimpia Smajlaj ka qenë jo pak prezente në ekran ku ka spikatur me zërin e saj të veçantë si këngëtare. Ndër vite ajo ka interpretuar cover-a nga më të njohurit duke i sjellë edhe me klipe herë pas here. Pak ditë më parë ajo ka publikuar cover-in e saj më të fundit që është kënga "Love&Trust" nga Shaoling Gang (Blunt&Real 1). Edhe më herët Olimpia ka sjellë në stilin e saj shumë këngë të artistëve të njohur, të cilat i publikon në kanalin e vet në Youtube. Ajo spikat mbi të gjitha për të kënduarit live së bashku me grupin e saj, gjë që nuk është pikë e fortë edhe për shumë artistë që mund të kenë vite në tregun muzikor. Po ashtu ajo është një vajzë provokuese dhe vlerësohet shumë edhe për paraqitjen e saj të jashtme. Jo më kot thonë se "me qenë shkodran, tana i ban" sepse Olimpia ka mbaruar edhe fakultetin e Shkencave të Natyrës për Biologji me mesataren 9.2.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended