I nxehti Saharian në Tiranë - (4 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Vjen përsëri i nxehti Saharian në Tiranë. Erërat e nxehta të nisura nga veriu i Afrikës po kalojnë mbi Itali dhe Ballkan. Në krahasim me dje temperatuart janë rritur dy deri në tre gradë. Në drekë termometri sot shënoi 40 gradë celcius. Sipas specialistëve të Institutit Hidrometeorologjik, një qendër e presionit të lartë që ndodhet në detin Jon, shpërndan të nxehtin në të gjithë rajonin tonë.

Fronte të tilla atmosferike shkojnë mesatarisht tre deri në katër ditë, por për Korrikun kjo nuk është çudi. Sinoptikanja Edlira Dhimitri sqaron:

Edlira Dhimitri:- ?Kemi hyrë në muajin më të nxehtë dhe duhet të theksojmë që, ky muaj do karakterizohet me temperatura të larta. Natyrisht nuk mendohet që të vazhdojnë të gjitha ditët me temperatura 39-40 gradë, por gjithsesi ato do të ngelen përsëri të larta, në ditë të veçanta?.

Ashtu si herët e tjera, rekomandimi për ditët e vapës është të shmanget lëvizja nga ora 11 deri në orën 17 dhe të përdoren sa më shumë lëngje./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/