Tregu i gjese se gjalle Tirane - (22 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ky është tregu i kafshëve, i cili ndodhet pranë stacionit të Trenit në Tiranë. Nga çdo anë e rrethit vijnë këtu për të shitur dele, lopë, si dhe kafshë transporti. Në mes gjithë kësaj popullsie me katër këmbë, mungon vetëm veterineri.

?Për sëmundjet e kafshëve, nuk kemi ndonjë laborator këtu, por megjithatë i kontrollojmë vetë, pasi unë jam vetë veteriner dhe nëse del ndonjë rast me sëmundje nuk e konsumojmë por e hedhim?.

Sivjet janë përhapur më shumë se kurrë sëmundjet nëpër bagëti, por kjo tregtarët nuk i shqetëson dhe aq, më problem ata kanë përhapjen e lajmit për infeksione sepse iu largon klientët. Ndërsa për kontrollin ata mendojnë.

?E mira është që këtu në treg të jetë mjeku, t?i pajisi me fletë-analiza të rregullta, që dhe ne si tregtarë s?kemi pengesë rrugës?.

Një ndër ata që vijnë nga larg është edhe ky kuksian. Ai thotë se dele të futura kontrabandë nga Kosova, kanë prishur tregun duke ulur çmimet. Qarkullimi pa kontroll i kafshëve, mbart rrezikun e përhapjes së brucelozës dhe infeksioneve të tjera./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/