Makinat e bllokuara ne Tirane - (13 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Është ora 10:30, kjo makinë është parkuar gabim para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Menjëherë mbërrijnë policët e qarkullimit bashkë me karrotrecin, makinën kundravajtje e ngarkojnë për në pikën e ruajtjes. Ndërsa karrotreci niset, policët njoftojnë sallën operative. Ndërsa makina udhëtonte drejt parkimit të ri, policët mësojnë se ishte me targa false.

Prej dy javësh, dy karrotrecë kanë dalë në qarkullim nëpër Tiranë. Mesatarja e veturave kundravajtje të kapura është nga dhjetë në ditë. Nxjerrjen e karrotrecit në qarkullim, nënoficeri Fatmir Salla e shpjegon kështu:

Fatmir Salla:- ?Qëndrimet e mjeteve u bënë pothuajse të legalizuara nga ana e shoferëve dhe për të rritur efikasitetin e mbledhjes së gjobave. Në një kohë kur shoferi e linte makinën kundër tabelë, vinte polici ose patrulla e zonës, të vinte gjobë dhe me kaq mbaronte detyra. Atëherë ne menduam që ta vazhdonim më tej dhe përdorëm karrotrecat, si në të gjithë shtetet e botës, që ku nuk lejohet qëndrimi, krahas gjobës që merr, merret dhe makina me karrotrec dhe çohet në pikën e bllokimit?.

Kjo metodë e re e ka rritur mjaft gjobën. Tani përveç dy mijë lekë gjobë paguhen edhe 300 lekë transport dhe 500 lekë parkim për çdo ditë. Gjithashtu në këtë mënyrë, bëhet më i imët verifikimi i të gjitha dokumenteve të makinave të bllokuara./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended