Shoqata e perkthyesve, alarmi per botimet e dobta ne treg - (3 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv KLan 2000

Sirenë alarmi nga botues, përkthyes, shkrimtar, gjuhëtar dhe gazetar të fushës, për përkthimet e dobta në treg, e të botuara nga botues të papërgjegjshëm. Programi i botimeve dhe i përkthimeve të fondacionit SOROS, i njohur prej katër vitesh me emrin ?Shtëpia e Librit?, ka grumbulluar përvojë të pasur në punën me librin, prodhimit të tij dhe sidomos me përkthimin.

Mirela Kumbaro:- ?Që të bëjmë aq sa mundemi një ndërgjegjësim, të njerëzve të kësaj fushe, për të parandaluar botuesit, që të bëhen barrier e fortë për të mos botuar përkthime të dobta. Përkthyes të cilët të përforcojnë pozitat e tyre profesionale, për të mos ju lënë diletantëve dhe jo kopetentëve të punojnë, si dhe lexuesit që dhe ai të bëjë oponencën e vetë?.

Sipas tyre duket se tradita e mrekullueshme e përkthimeve në shqip, diku është harruar dhe tregu i librit është dyndur nga përkthime dhe botime pirate që nuk respektojnë autorin as për nga e drejta e botimit dhe as për nga përmbajtja e tekstit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended