Top News-Të testohen deputetët e Kosovës/ Sekretari i përgjithshëm i kuvendit,doli i prekur me kovid
  • 4 years ago
Kuvendi i Kosovës i bëri kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që të shihet mundësia e testimit të të gjithë deputetëve dhe zyrtarëe të këtij institucioni për Covid-19. Lajmin e pohoi per REL sekretari i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, Ismet Krasniqi, I cili ka rezultuar dhe vetë me koronavirus.

? Me të mësuar rezultatin e testit, njoftova stafin dhe jam izoluar?, u shpreh ai. Krasniqi tha se IKPSHK-ja nuk ka kthyer ende përgjigje sa i përket testimit të stafit të Kuvendit. Edhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, njoftoi të dielën se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes. Kryesia e Kuvendit të Kosovës e shtyu mbledhjen e paralajmëruar për të hënën për një ditë tjetër. Në njoftimin e Kuvendit nuk përmendet arsyja e shtyrjes. Kosova ka konfirmuar gjithsej 2,677 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,203 janë aktive, ndërsa 49 pacientë kanë vdekur. Numri i të shtruarve në Kliniken Infektive në Prishtinë ka ardhur ne rritje që nga fillimi i muajit qershor, kur nisi faza e tretë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#TopChannel
Recommended