Top News - Vizitë dyditore në Kosovë/ Rama takim me krerët politikë
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama do te zhvilloje një vizitë dy-ditore në Kosovë. Lajmi behet i ditur nga mediat kosovare, ku eshte publikuar edhe axhenda e detajuar e takimeve te kreu te qeverise shqiptare ne Kosove. Ne axhende mesohet se pjese e takimeve te Rames ne Kosove jane udhëheqësit atje, nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive në Kosovë.

Takimi i pare eshte mesditen e kesaj te hene me Kryetarin e Nisma Social-Demokrate, Fatmir Limaj, per ta vijuar me pas me kryetaren e Kuvendit, vjosa Osmani, Kryeministrin e Kosoves, Abdullah Hoti. Në orën 18:00 eshte planifikuar takimi me kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe ne mbyllje te takimeve te sotme do te jete ai me Presidentin Thaçi, ne oren 18:50 te mbremjes.
Ndërsa gjate se martes, Rama do të takohet me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti. Pas takimeve, mediat kosovare bejne te ditur se Rama do të zhvillojë ditën e një konferencë për shtyp nga Kosova.
Vizita e kryeministrit Rama ne Kosove, zhvillohet në një kohë mjaft të vështirë për Kosovën, pas ngritjes nga Prokurori Special në Hagë të aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Në lidhje më aktakuzat, Rama mbajti një fjalim te enjte nga foltorja e Kuvendit, ku tha se Haga për 21 vite ka zhvilluar një drejtësi selektive, ku asnjë serb s'u hetua për krime lufte në Kosovë, vetëm shqiptarët.

"Serbia s?ishte viktima, por agresori dhe se Beogradin nuk e bombardoi Thaçi me Veselin, por bota demokratike", deklaroi Rama në mbrojtje të luftës dhe atyre që luftuan për Kosovën e lirë.
Mbremjen e sotme, Presidenti Thaçi ka paralajmeruar edhe nje deklarate per mediat, e para dalje publike e tij pas aktakuzave ndaj tij nga Prokurori Special ne Hage.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel
Recommended