Top News - Delhi në alarm/ Qyteti pushtohet nga karkalecat
  • 4 years ago
Pjesë të kryeqytetit Indian, Delhi, janë vendosur në gjendje alarmi pasi një tufë karkalecash kanë pushtuar zonat periferike të tij. Korrespondentët thonë se është hera e parë që rajoni Gurgaon ka parë një pushtim të tillë. Me dhjetëra mijëra insekte kanë fluturuar mbi ndërtesa e kanë mbushur catitë. India po përballet me episodin më të rëndë të kësaj natyre në dekada të tëra.

Tufat e karkalecëve, me origjinë nga Afrika, kanë gllabëruar të mbjellat në disa shtete. Një ditë më parë, ministri i mjedisit Gopal Rai i kërkoi autoriteteve në jug dhe perëndim të kryeqytetit që të vihen në gatishmëri të lartë, raporton Times of India. Banorët në Gurgaon janë këshilluar të bëjnë zhurmë të forta me tenxhere dhe tigane ose daulle për të provuar të largojnë karkalecat. Pilotëve që fluturojnë brenda dhe jashtë aeroportit ndërkombëtar të Delhit, i cili është pranë Gurgaonit, I është thënë të bëjnë më shumë kujdes se zakonisht. Sipas autoriteteve, mizëria e karkalecëve mund të lidhet me sezonin e cikloneve të vitit 2018-19 që solli shira të dendur në Gadishullin Arabik. Kjo lejoi të paktën që tre breza të këtyre insekteve të kishin një shtim të ? pashembullt" duke u përhapur në Afrikën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë e Jugut.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Delhi#India#TopChannel
Recommended