Top News - Paralajmërimi i kancelares Merkel: Do të “merremi” dhe me Kinën dhe …

  • 4 years ago
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se gjatë presidencës gjermane të BE, që fillon në 1 korrik, ajo do të angazhohet për një politikë të njësuar të BE në drejtim të Kinës, dhe të drejtave të njeriut.


Ngjitjen ekonomike të Kinës Merkel e sheh si një sfidë për demokracitë liberale në botë. Provën për superioritetin e tij, sistemi liberal nuk ka mundur ta sjellë, është shprehur kancelarja në një intervistë me gazetën gjermane ?Süddeutsche Zeitung?. ?Kjo më shqetëson?, tha ajo. Merkel këmbënguli në respektimin e parimeve demokratike dhe ligjshmërisë në BE.

Europa duhet të jetë vetë shembull?Nëse Europa do të dëgjohet, duhet të japë vetë një shembull të mirë?, theksoi Merkel duke pasur parasysh këtu debatin për shtetin ligjor në BE. ?Kështu duhet që çdo opozitë të ketë ?shansin e drejtë? që të vijë sërish në qeveri?, theksoi ajo.

Me vështrim nga Kina, shefja e ekzekutivit gjerman kërkoi më shumë aftësi rezistuese në BE.

?Ne duhet të zhvillojmë një politikë, që reflekton interesat edhe vlerat tona?, ishte komenti i Merkel. Respektimi i të drejtave të njeriut, shteti ligjor dhe shqetësimi për Hong-Kongun qëndrojnë mes nesh dhe Kinës. Samiti BE-Kinë i planifikuar në shtator nuk do të zhvillohet, por do të gjendet një datë tjetër. Në këtë kohë duhet të që ecim përpara në marrëdhënien e BE-së me Kinën?, ka thënë Merkel.

?Duhet të bisedohet për bashkëpunimin, mbrojtjen e klimës dhe për politikën e zhvillimit në Afrikë, ku Kina ndjek pjesërisht rrugë të tjera?, ka thënë Merkel.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AngelaMerkel#China#TopChannel

Recommended